Ky është trajneri më i mirë i muajit në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ange Postecoglou ka shkruar historinë në Premier Ligë duke e fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit shtator.

Postecoglou është trajneri i parë që e fiton çmimin në fjalë në dy muajt e tij në Premier Ligë, pasi e fitoi të njëjtin çmim edhe në muajin gusht, duke u bërë australiani i parë që e bën këtë gjë, raporton KosovaPress.

Trajneri i fundit që e ka bërë këtë gjë ka qenë Jurgen Klopp, në sezonet 2019/20, kur Liverpooli e fitoi trofeun e Premier Ligës.

Tottenhami i Postecoglout vazhdoi startin e pamposhtur të sezonit deri në shtator, duke fituar tre dhe duke barazuar një nga katër ndeshjet e tyre.

Postecoglou mundi të nominuarit Mikel Arteta, Unai Emery, Eddie Howe dhe Klopp pasi votat nga publiku u kombinuan me ato të një paneli ekspertësh të futbollit.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
142
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024