Kurti: Ligji i ri për kinematografinë siguron financim deri në 80% për projektet filmike
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Edicioni  i 23-të i Festivalit të Filmit Frankofon "Portrete të grave" do të shfaqë filma të njohur, të realizuar në pjesën më të madhe nga gratë, rreth grave të veçanta, me vullnet të fortë, të brishtë, gjithmonë njerëzore dhe prekëse.

Luana Bajrami, si “kumbarë” e festivalit, do të hapë këtë javë kushtuar kinemasë frëngjishtefolëse.

Në Kino “Armata” do të prezantohet filmi i saj më i  ri “Bota jonë”, i cili shfaqet për herë të parë në Kosovë, pas premierës botërore në Mostar.

Kryeministri Albin Kurti tha se këtë vit është prezantuar një ligj i ri për kinematografinë në Kosovë, i cili është i rritur me stimuj për të rritur kinematografinë.

“Këtë vit ne e kemi prezantuar një ligj të ri për kinematografinë në Kosovë, i cili është i mbushur më stimuj për të rritur kinematografinë, përfshirja e zbritjes së taksave prej 30% për projektet ndërkombëtare që xhirohen në Kosovë, financimi konsiderueshëm deri në 80%, për projektet filmike dhe mbështetje 100% për regjisorët debutues”, tha Kurti.

Ambasadori i Francës Oliver Guerot tha se janë të lumtur që do të paraqesin gjatë kësaj jave filma të bëra nga gratë, por edhe ku luajnë gratë që janë mbrapa kamerës, apo që janë brenda filmit.

Ndërsa, ambasadori i Luksemburgut Eric Dietz shpjegoi ngjarjen e filmit “Dallëndyshet e Kabulit”.

“Flas për filmin “Dallëndyshet e Kabulit”, i cili shfaqet më 16 tetor që flet për situatën e grave në Afganistan nën sundimin e talibanëve… Tema kryesore e filmit sigurisht është edukimi apo arsimimi i vajzave dhe emancipimi i vajzave … Pikërisht ky moslejimi  i vajzave dhe grave që të mos shkollohen, i bën ato që të jenë edhe më të shtypura dhe të mos i  gëzojnë të drejtat e tyre, dhe arsimi bëhet shkollim i rezistencës … Filmi tregon se shpresa mbetet dhe që arsimi, shkollimi, emancipimi, mundësojnë që të këputen zinxhirët e sundimit dhe të presionit”, theksoi Dietz.

Ndryshe, ky është filmi i parë i bashkëprodhuar nga Franca dhe Kosova, falë marrëveshjes së nënshkruar në Festivalin e Filmit të Kanës./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024