Miratohet Projektligji për KPMSHCK-në, opozita paralajmëron se do ta dërgojnë në Kushtetuese
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK). Megjithatë, partitë opozitare paralajmëruan ekzekutivin se të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Pro projektligjit votuan 59 deputetë, ndërsa abstenuan katër të tjerë, përfshirë kryetarin Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Projektligji për KPMSHCK-në është anti kushtetues.

Pas kësaj deputetët opozitarë lëshuan sallën plenare, derisa mazhoranca miratoi edhe Projektligjin për ndryshime klimatike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Krahas kësaj, Kuvendi miratoi edhe dy anëtarë, Florent Mehmeti dhe Saliu Gashi-Loku në Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, emëruan edhe Isa Hasani në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP).

Pas përmbylljes së këtyre pikave të rendit të ditës, kryetari i Kuvendi ndërpreu punimet e seancës së sotme plenare./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024