​Nis ndërtimi i QMF-së në “Iliridë” të Mitrovicës
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot është vendosur gurthemeli i ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen “Ilirida” të Mitrovicës, e cila do të plotësojë kërkesat shëndetësore të mbi 20 mijë banorëve të kësaj lagje, si dhe vendbanimeve përreth.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ndërtimin e QMF-së në “Iliridë” e quajti si njërin nga projektet më të rëndësishme në shëndetësinë primare. Ai bëri të ditur se fundi i vitit të ardhshëm do të jeta koha kur do të përfundojë cikli i investimeve të përgjithshme në infrastrukturën e shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës.

Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, tha se dita e sotme është e rëndësishme për shëndetësinë e Mitrovicës, lagjen “Ilirida” dhe të gjithë mitrovicasit në përgjithësi. Ai falënderoi kryetarin Hamza dhe drejtorin e organizatës ‘Qatar Charity’ nga shteti i Katarit, duke thënë se janë më meritorët për realizimin e këtij projekti.

Në anën tjetër, Esam Dabab, drejtor i organizatës “Qatar Charity” në Kosovë, u shpreh i bindur se ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Komunën e Mitrovicës do të vazhdojë me projekte tjera edhe në të ardhmen.

Realizimi i këtij projekti me vlerë prej 340 mijë euro, është mundësuar nga Komuna e Mitrovicës, e cila ka participuar me 143 mijë euro, dhe organizata “Qatar Charity” nga Katari, me 197 mijë euro, ndërsa punimet do të përfundojnë deri në fund të vitit 2024. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024