Bolonja kërkon Ermal Krasniqin
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi mund të bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij.

Sipas mediumit rumun “Sport.ro”, për lojtarin e Kluzhi interesim konkretka shprehur skuadra e madhe italiane, Bolonja, përcjellë KosovaPress.

Gjithnjë sipas këtij raporti, Bolonja ofroi 2 milionë euro në afatin kalimtar veror, por negociatat nuk vazhduan tutje dhe një tjetër tentativë e italianëve pritet në afatin e janarit.

Për Krasniqin, thuhet se Kluzh tani kërkon 5 milionë euro, shifër të cilën  edhe Bplonja duket e gatshme për ta paguar duke parë rritjen e lojtarit në këta muaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024