Shefja e BE-së thotë se sulmi i Hamasit është akt terrorist që pasqyron “të keqen e lashtë”
Bota
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sulmi i kryer nga grupi militant Hamas kundër civilëve në Izrael ishte një akt terrorist dhe pasqyronte një "të keqe të lashtë".

"Në agimin e Shabatit, të shtunën e kaluar, e gjithë bota u zgjua nga tmerri. Qindra njerëz të pafajshëm u vranë me gjakftohtësi," tha von der Leyen të mërkurën në takimin javor të komisionarëve evropianë në Bruksel. I ftuar në takim ishte ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev.

“Terroristët e Hamasit vranë gra dhe fëmijë në shtëpitë e tyre. Këta të pafajshëm u vranë vetëm për një arsye. Sepse ata ishin hebrenj dhe jetonin në shtetin e Izraelit. Është një e keqe e lashtë, e cila na kujton të kaluarën më të errët dhe na trondit të gjithëve deri në palcë", tha von der Leyen, duke shtuar se " ne duhet të jemi të qartë në përcaktimin e këtij lloj tmerri. Është terrorizëm dhe është një akt lufte."

​OKB: Sulmet ajrore izraelite zhvendosën mbi 260,000 palestinezë në Gaza - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024