Dimarco për yllin e Milanit: Ndër më të mirët në botë
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësi i InteritFederico Dimarco nuk ka hezituar që ta lavdërojë yllin e Milanit Hteo Hernandez duke e cilësuar atë si njëri nga anësorët më të mirë në botë.

Lojtari i Interit dhe i kombëtares italiane, ka folur në mikrofonat e kanaleve zyrtare të Federatës Italiane, ku ka zbuluar se është braziliani Marxelo ai nga i cili frymëzohet për lojën e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

"Një mbrojtës krahu që kam parë si fëmijë? Më ka pëlqyer gjithmonë Marcelo nga Real Madridi, një klas që e kanë pasur disa mbrojtës të krahut. Për mbrojtësit më të mirë në botë:"Unë do të thosha Alphonso Davies, Theo Hernandez dhe Nuno Mendes", tha Dimarco, përcjellë KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024