Azemi: Rritja e pagave për punëtorët teknik në QKUK është e mirëseardhur, por jo e mjaftueshme
Biznes
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se pas shumë presioneve ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, sot është arritur që paga e punëtorëve teknik në QKUK të rritet deri në 402 euro.

Ngritjen e pagave, Azemi e konsideroi të vonshme, por edhe të pamjaftueshme duke përfshirë edhe kushtet e punës në të cilat përballen çdo ditë punëtorët teknik.

Po ashtu ai u shpreh i pakënaqur edhe me pagat e punëtorëve teknik në shkollat e Prishtinës, derisa theksoi edhe rrezikshmërinë më të cilën përballën punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë.

Azemi tha se stafi i punëtorëve teknik e kanë mirëpritur rritjen pagës, por se vazhdojnë kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës.

Kryetari i sindikatës Azemi punëtorët më të rrezikuar në vendin e punës i cilësoi ata në sektorin e ndërtimtarisë, derisa tha se këtë vit janë 20 punëtorë të cilët kanë humbur jetën në vendin e punës.

Fajtor për këtë numër kaq të madh, ai e konsideroi edhe mungesën fuqisë punëtorë të kualifikuar.

Azemi paralajmëroi se nëse deri në fund të këtij viti nuk plotësohen kushtet e punës për punëtorët teknik në sektorin e mjekësisë, arsimit dhe ndërtimtarisë do marrin vendim si sindikatë për ndërprerje të punës.

Nw fund Azemi u shpreh se për shkak të mungesës së punëtorëve në Kosovë, kompanitë po i zëvendësojnë më punëtorë të ardhur nga Bangladeshi, që sipas tij, nuk është aspak në të mirë të vendit./A. Drenica/

https://kosovapress.com/admin/azemi-pas-shume-protestave-ne-qkuk-pagat-e-punetoreve-teknik-do-te-jene-402-euro/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024