Inflacioni vjetor në Kosovë 4.2 për qind në muajin shtator
Biznes
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 0,9 për qind në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me muajin gusht 2023.

Ndërsa, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2023 me muajin shtator 2022 ishte 4.2 për qind.

Sipas ASK-së kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime 25,4%, pemë 14,1%, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 11,0%, prodhime ushqimore 9,6%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 9,3%.

Po ashtu ngritje të çmimeve janë vërejtur edhe për pije joalkoolike 7,1%, pije alkoolike, duhan 6,6%, mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit 6,5%, kujdes personal 5,9%, shërbime për transport 5,5%, bukë dhe drithëra 5,3%, restorante dhe hotele 4,3%, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse 4,1%, shërbime ambulantore 4,1% dhe shëndetësi 3,6%.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra me 12,7 për qind dhe përdorim i pajisjeve për transportin personal 1,1 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2 për qind) në IHÇK.

Ndërkaq, sipas ASK-së çmimet e konsumit u shtrenjtuan 0.9 për qind në muajin shtator 2023 krahasuar me muajin gusht të këtij viti.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 6,4 për qind, transport 2,9 për qind, strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse 1,8 për qind, bukë dhe drithëra 1,7 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve 7,0 për qind dhe  shërbimet për transport 3,7 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1 për qind) në IHÇK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024