Ylli misterioz i United tregon se lojtarët janë të neveritur nga Ten Hag
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një lojtar misterioz i Manchester United ka bërë publike se skuadrës nuk po i pëlqen trajneri Erik ten Hag, dhe se lojtarët janë të neveritur nga tretmani i tij ndaj Cristiano Ronaldos dhe Jadon Sanchos.

United po kalon nëpër një formë të dobët në këtë fillim të sezonit, duke përfshirë problemet mes Ten Hag dhe Sanchos, me dyshen që publikisht kanë kritikuar njëri-tjetrin, raporton KosovaPress.

Në “talkSPORT”, Alan Brazil i tha moderatorit Ally McCoist që ai i ka dëgjuar se lojtarëve të United nuk po iu pëlqen trajneri.

Ai tha: “E di çfarë Ally – dhe unë e di se t’i duhesh të jesh i kujdesshëm se çka raporton këtu – kjo është vetëm ajo se çfarë kam dëgjuar nga një lojtar i United i cili i tha dikujt që ne e njohim shumë mirë”.

“Ai tha se lojtarëve nuk po ju pëlqen trajneri, nuk e dëshirojnë, definitivisht jo. Në të gjitha aspektet ata janë të neveritur me mënyrën e trajtimit të Cristianos dhe thonë se Sancho është një djalë i mirë i cili punon shumë, kështu që nuk e di se kujt t’i besojë të jem i sinqertë”, tha më tej Alan Brazil.

Problemi me Sanchon është vetëm njëri nga problemet e shumta që Ten Hag po i ka në këtë fillim të sezonit me Manchester United.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024