Vodhi disa artikuj ushqimorë, arrestohet 33-vjeçari
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 33-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së martës në Ferizaj, pasi kishte vjedhur disa artikuj ushqimorë.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në rrugën “Brahim Ademi”.

“Policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se një person në një qendër tregtare në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj kishte vjedhur disa artikuj ushqimor.  Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.  Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin I.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen e disa artikujve ushqimor në vlerë prej 175 eurove”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 23: dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

I njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024