Ushtria izraelite granaton dy poste të Hezbollahut në Libanin jugor
Bota
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtria izraelite tha të martën se bombardoi dy poste vëzhgimi të Hezbollahut në Libanin jugor në përgjigje të breshërive me raketa të lëshuara në territorin e saj.

Një deklaratë ushtarake tha se 15 raketa u hodhën nga Libani në veri të Izraelit, duke shkaktuar sirenat e sulmit ajror në rajonin e Galilesë Perëndimore.

Ushtria tha se katër raketa u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore Iron Dome dhe 10 të tjera u rrëzuan në zona të papopulluara.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Kanali televiziv libanez Al-Mayadin, i lidhur me Hezbollahun, raportoi se tre breshëri raketash u lëshuan në veri të Izraelit.

Të hënën, Hezbollah tha se tre nga anëtarët e saj u vranë në bombardimet izraelite të zonave kufitare në Libanin jugor.

Përshkallëzimi erdhi në mes të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi të grupit palestinez Hamas në qytetet izraelite pranë territorit bregdetar.

Më shumë se 1,800 njerëz u vranë në dhunë, duke përfshirë 1,000 izraelitë dhe mbi 830 palestinezë.

Hezbollahu zhvilloi disa luftëra me Izraelin, e fundit prej të cilave ishte në vitin 2006, gjatë së cilës grupi libanez goditi qytetet kryesore izraelite me raketa, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mbi 1000 libanezë u vranë në konflikt, ndërsa pjesa më e madhe e Libanit jugor – një bastion i Hezbollahut – u shkatërrua nga sulmet izraelite.

​Suedia dhe Danimarka pezullojnë ndihmën për territoret palestineze - KosovaPress

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
478
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024