Për gjashtë ditë sekuestron 16 armë dhe municion në kafiterit e Pejës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës nga data 02 deri më 08 tetor, ka kontrolluar qytetarët në lokale, kafiteri dhe bare nate, ku ka sekuestruar një sasi të konsideruar të armëve dhe municioneve.

Sipas Policisë, janë konfiskuar njёmbёdhjetё  armё (pistoleta) tё tipit Zoraki, njёmbёdhjetё karikator tё armeve, njё armё (pistoletё) Zastava, njё karikator i sё njёjtёs arme, njё armё (pistoletё) Wallter, njё karikator i sё njëjtës armё.

“Njё armё (pistoletё) M-57 kal: 7.62mm, njё karikator i sё njëjtës armё, njё pushkё automatike kal: 7.62x39 mm, njё pushkё dy tyteshe kal: 12 mm, njёmbёdhjetё copё fishekё kal: 7.62x39 mm, dhjetё copё fishekё kal: 6.35 mm, njёmbёdhjetё copё fishekё kal: 7.65 mm, pesё copё fishekё 9x19, gjashtё copё fishekё 7.62mm”, thuhet në njofitm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024