Kërkohet rritja e numrit të psikologëve dhe profesionistëve të shëndetit mendor
Shëndetësi
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e Kosovës duhet t’i vetëdijesohen për rëndësinë e shëndetit mendor, sepse kohëve të fundit janë rritur shumë rastet e dhunës në familje, sjelljet agresive, si dhe janë përhapur fenomene të ndryshme të cilat po dërgojnë në pasoja fatale vet individin por edhe shoqërinë. 

Kështu u tha në Kongresit Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, i cili u organizua nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Psikologu klinik, specializanti i psikologjisë klinike dhe kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Ilir Havolli tha se për gjashtë vite të themelimit të këtyre shoqatave, janë munduar të ndihmojnë çdoherë ata që kanë nevojë.

Havolli gjithashtu shtoi se kohëve të fundit janë rritur shumë rastet e dhunës në familje, janë rritur shumë sjellje agresive, janë përhapur fenomene të ndryshme të cilat po dërgojnë edhe në pasoja fatale për vet individin por edhe për vet shoqërinë.

“Nuk kemi ndaluar asnjë moment duke ofruar atë çka iu nevojitet shtresave të ndryshme duke filluar që nga shtresat sociale e deri tek profesionistët ... çdo ditë e më tepër po vërtetohet  se shëndeti mendor është fundamenti i shëndetit fizik. Duhet që popullatën ta vetëdijesojmë çdo ditë e më tepër për rëndësinë e shëndetit mendor, sepse kohëve të fundit jemi dëshmitarë se janë rritur shumë rastet e dhunës në familje, janë rritur shumë sjellje agresive, janë përhapur fenomene të ndryshme të cilat po dërgojnë edhe në pasoja fatale për vet individin por edhe për vet shoqërinë.  Hapi kryesor do të ishte reformat dhe rritja e numrit të psikologëve dhe profesionistëve të shëndetit mendor “, vijoi ai.

Ferid Agani, neuropsikiater në Kosovë, është shprehur i lumtur me numrin e madh të psikologëve për të ofruar ndihmë rreth shëndetit mendor.

Nexhmije Gori- kryetare e Odës së infermierëve të Kosovës, konsideron se duhet më shumë bashkëpunim në këtë drejtim.

Në këtë kongres po marrin pjesë mbi 250 pjesëmarrës të pranishëm dhe mbi 200 online, duke bërë thirrje të vazhdueshme institucioneve përkatëse që të punohet më shumë mbi shëndetin mendor./A.Shala/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
508
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024