Ngjarjet e datës 10 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal (Kuvendi i Kosovës, salla N225, 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon seminarin “Shëndeti mental në sport”, Hotel Sirius, 10:00)

Mbahet mbledhja e VI e Kuvendit Komunal të Gjilanit (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, 10:00)

Organizohet Punëtoria “Prezantimi i raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Republikës së Kosovës” (Hotel Prishtina, 10:00)

Specializantët organizojnë protestë për mos pagesë të kujdestarive sipas ligjit të ri të pagave dhe detyrim të pagesës për vitin e shkollimit specialistik (Para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, 10:00)

Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë organizojnë kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja” (Hotel Sirius, 10:00)

Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla (Kuvendi i Kosovës, salla N302, 11:00)

Bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş (Camp Film City, 11:00)

Organizohet edicioni i 35-të i Festivalit të Poezisë “Malli Poetik i Kosovës” (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, 11:00)

Federata e Boksit mban konferencë pas arritjes së presidentit të Federatës Evropiane të boksit EUBCm IOANNIS FILIPPATOS dhe ekipit të tij (Shtëpia e Sporteve në Prishtinë, 11:00)

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë organizon  simpoziumin e 12-të  tradicional (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, 11:00)

Stërvitja e Kombëtares A - Kampi Nacional në Hajvali (11:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti (Kuvendi i Kosovës, salla N10, 11:30)

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, në partneritet me Sanford Medical Center Fargo, North Dakota, organizojnë kursin: Advanced Trauma Life Suppoert (ATLS)  (Qendra Urgjente e Prishtinës, 11:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës, salla N303, 13:00)

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social publikon hulumtimin “Shëndeti Mendor në Kosovë: Analizë e Përgjithshme e Sistemit Publik” (Hapësirat e Kosovo 2.0, 14:00)

Hapet Festivali I Filmave Malor BANFF Kosovo (Kino Armata, 18:00)

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
508
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024