Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të dielën do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin Llugë, të Podujevës dhe dalja për Prishtinë në Albanik, do të mbyllet në orën 08:00, në mënyrë që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë.

Sipas njoftimit, do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë.

“Punimet zgjasin rreth tre orë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024