Shqipëria dënon sulmet e Hamasit, qëndron krah Izraelit
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

Ai ka thënë se shteti shqiptar qëndron krah Izraelit duke theksuar vendosmërinë kundër terrorizimit.

“Dënoj fuqishëm sulmet ndaj Izraelit nga Hamasi. Në këto momente, ne qëndrojmë me Izraelin Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur kundër çdo forme terrorizmi”, ka shkruar Begaj.

https://twitter.com/BajramBegajAL/status/1710622034206625976

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është “në luftë”, pasi militantët e Hamasit sulmuan vendin.

Sipas autoriteteve të Izraelit, të paktën 70 persona janë vrarë ndërsa janë plagosur qindra të tjerë.

Ndërsa në Palestinë kanë deklaruar për 198 persona të vrarë në Gaza ndërsa mijëra të plagosur.

Hamasi ka deklaruar se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës.

https://kosovapress.com/admin/kosova-denon-sulmet-kunder-izraelit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024