Netanyahu thotë se Izraeli është në luftë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se Izraeli është “në luftë”.

“Ne jemi në luftë dhe jo në një operacion ushtarak”, tha Netanyahu në një deklaratë.

“Hamasi nisi një sulm të papritur vdekjeprurës kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”, tha udhëheqësi izraelit.

Netanyahu urdhëroi “forcat izraelite të spastronin qendrat e qyteteve nga terroristët që kishin depërtuar në Izrael”.

Ai gjithashtu urdhëroi "mobilizimin e rezervave ushtarake në një shkallë të gjerë".

“Armiku do të paguajë një çmim të paprecedentë”, tha Netanyahu.

Korporata transmetuese izraelite tha se ministri i Mbrojtjes Yoav Galant miratoi mobilizimin e forcave rezervë pasi njoftoi përgatitjet për t'u marrë me situatën si gjendje lufte.

Izraeli ka shpallur një "gjendje gatishmërie" për pas luftës fraksionet palestineze në Rripin e Gazës qëlluan një breshëri intensive raketash herët të shtunën drejt Izraelit, raporton Autoriteti i Transmetimit të Izraelit.

Sulmet e raketave u qëlluan nga vende të ndryshme në enklavë, por sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit kapi shumë, sipas një korrespondenti të Anadolu.

Të paktën 20 izraelitë u vranë dhe mbi 540 të tjerë u plagosën në sulmin me raketa në Gaza, njoftuan mediat izraelite. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024