Kraja: Shqipëria do të duhej të ishte promotor i integrimit të shqiptarëve
Lajme
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit për të përforcuar ekonominë e vendeve, u tha në konferencën shkencore ndërkombëtare të mbajtur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me temën “Sfidat dhe perspektiva e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon”.

Qëllimi i kësaj konference ishte shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve shkencore për të ngritur bashkëpunimin institucional si dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta shkencore nga të dyja palët.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, tha se bashkëpunimi me Shqipërinë ka ngecur për shkaqe politike.

Gjatë konferencës, Kraja tha se nismat si “Ballkani i Hapur” kanë qenë politike dhe kanë dëmtuar marrdhëniet Kosovë-Shqipëri.

"I takoj atij rrethi të cilët kanë besuar se një situatë ideale siç është kjo, ku Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete në vete, integrimi i ndërvetshem nuk është vetëm idealitet, është imanencë, është domosdoshmëri. Pse nuk po ndodhë kjo në masën që dëshirojmë. Duhet të themi qartë se është politika ajo që bënë pengesa, që i fut shkopinjtë nën rrotë integrimeve shqiptare. Shqipëria do duhej të ishte promotori i këtyre integrimeve dhe këtij bashkëpunimi, por është duke ndodhur e kundërta", tha Kraja.

Sipas tij, Ballkani i Hapur i ndihmoi Serbisë të anashkalonte Kosovën në të gjitha marrëdhëniet rajonale.

Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, tha se duhet më shumë bashkëpunimin në sektorin ekonomik mes dy vendeve.

Gjinushi tha se mes këtyre dy vendeve nuk duhet të ketë asnjë shqetësim se kush përfiton më tepër.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, foli për intensifikimin e bashkëpunimit.

Ndërsa, ministri i Arsimit, dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, tha se projekti i ndërtimit të autostradës në pjesën e korridorit 8 dhe 10-d do të ndihmojë dy vendet në aspektin ekonomik.

Ndërkaq, Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili, tha se si BQK ndjekin me entuziazëm të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit ndërshtetërore që nënshkruhen nga shtetet tona.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024