Synohet forcimi i bashkëpunimit në mes të Kushtetueses, shoqërisë civile dhe mediave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

USAID-i bashkë me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës organizuan tryezë diskutimi në lidhje me bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile, mediave dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, tha se në kuadër të këtij diskutimi do të lansojnë një video që ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit reciprok si dhe përmirësimin e gjykatës në komunikim me publikun.

“Ndërtimi i këtij raporti është delikat për të gjitha gjykatat kushtetuese tradicionalisht, sepse balanca delikate e ndërveprimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe medias është rezultat i një parimi jashtëzakonisht të rëndësishëm kushtetues, ligjor dhe etik”, tha Caka.

Ajo shtoi se trendet e fundit kanë lëvizje në favor të bashkëpunimin të institucioneve si rezultat i përdorimit më të madh të teknologjisë.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer, tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it, buros për narkotikë dhe ndihmës ligjore ndërkombëtare përpiqet që të japë pavarësi të drejtësisë dhe transparencë.

Ai derisa bëri thirrje për promovimin e drejtësisë, tha se fuqia e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese varet nga besimi që i jep qytetari gjykatës dhe sipas tij fitimi i këtij besimi kërkon transparencë, dialog, bashkëpunim dhe llogaridhënie./Z.Zeneli

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024