7 të vdekur e mbi 40 të plagosur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Indinë perëndimore
Bota
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shtatë persona u vranë dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën pasi një zjarr masiv shpërtheu në një ndërtesë banimi në shtetin perëndimor Maharashtra të Indisë, thanë autoritetet lokale të premten.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën shtatëkatëshe rreth orës 03:00 të mëngjesit sipas orës lokale në periferi të Mumbait të Goregaon, sipas Korporatës Komunale Brihanmumbai (BMC), shkruan AA, transmeton KosovaPress.

BMC tha se nga 51 të plagosur, shtatë persona kanë humbur jetën nga zjarri dhe katër janë në gjendje kritike. Rreth 35 persona janë ende nën trajtim në spitale.

Zjarri u shua rreth orës 06:54 sipas orës lokale.

Zëvendëskryeministri i Maharashtra, Devendra Fadnavis, shkroi në X: "Ne jemi në kontakt me zyrtarët e BMC dhe policisë së Mumbait dhe e gjithë ndihma po ofrohet."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024