Trajneri i muajit në Premier Ligë, këta janë të nominuarit
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit tani janë zbuluar nga Premier Liga angleze.

Tifozët do të kenë kohë deri në ora 13:00 të datës 9 të këtij muaji për të votuar për të nominuarit të cilët janë, Mikel Arteta, Unai Emery, Eddie Howe, Jurgen Klopp dhe Ange Postecoglou, raporton KosovaPress.

Votat e tifozëve do të kombinohen me ato të një paneli të ekspertëve të futbollit për të vendosur fituesin, i cili do të zbulohet javën e ardhshme.

Më poshtë mund të gjeni statistikat e trajnerëve të nominuar për çmimin në fjalë.

Mikel Arteta (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një barazim)

Unai Emery (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)

Eddie Howe (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)

Jurgen Klopp (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)

Ange Postecoglou (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një barazim)

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024