Bekë Berisha deputetit të mazhorancës: Mos më bëj të të vij aty
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha përderisa po deklarohej në Kuvendin e Kosovës në lidhje me kushtet e Policisë së Kosovës, është nervozuar me një deputet të mazhorancës, ku i është drejtuar atij me fjalët “mos më shti me të ardhë qaty”.

Megjithëse nuk dihej se cilit deputet po i referohej, sipas tij, deputetit opozitar i njëjti po i ndërhynte vazhdimisht në fjalimin e tij.

“O ti djalë, dëgjon se ti ndoshta po mendon se jam duke bërë hajgare, veç mos më shti me të ardhë qaty pasi s’jam duke bërë hajgare. Kryetar a po ndërhyn ti apo unë? Mos më ndërhyjë kur jam tu fol... Çka po na duhet t’i ruajmë paratë kur ky në ‘trap të kompirave’, po jepja çka po doni të bëni. Jepja policisë, bëjuani rrogën e dinjitetshme, bonja pancirin me afat”, theksoi ai.

Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i kërkoi deputetit Berisha të ketë kujdes me fjalorin.

Video:“Kujdes fjalorin deputet”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024