Iu gjet një qese me kokainë, arrestohet personi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i është gjetur një qese me kokainë.

Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se qesja me substancë narkotike peshonte 5.6 gramë, derisa bëhet e ditur se të njëjtit i është gjetur edhe një telefon dhe një thikë.

“I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet aty.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misine Kokollari” në kryeqytet, pas pranimit të informatave se një person merret me shitblerjen e substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024