Nëse e shihni këtë person, njoftoni Policinë e Kosovës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi i cili dyshohet për përfshirje në një rast të vjedhjes në Prishtinë.

Institucioni i sigurisë, me autorizim nga prokuroria, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e tij.

“Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje të ndodhur në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, ka shkruar Policia e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024