Kuvendi sërish dështon t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës në seancën e sotme plenare. Dy partitë opozitare, PDK dhe AAK nuk morën pjesë fare në votim, ndërkaq votat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ishin të pamjaftueshme për t’i kaluar të njëjtat.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u shpreh kritik ndaj deputetëve opozitarë,  teksa tha se në momentin kur legjislativi nuk ka kapacitet t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk ia vlen të ekzistojë fare.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Atij i reagoi shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se grupi i tyre parlamentar nuk do të votojë asgjë në Kuvend, përveç shpërbërjes së legjislativit dhe shkuarjes në zgjedhje të reja.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, akuzoi qeverinë se për shkak të qasjes së gabuar të tyre ka dështuar të krijojë konsensus në Kuvend.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se pa u plotësuar kërkesat e Policisë së Kosovës dhe pa u zgjidhur çështja e veteranëve nuk do të votojë në asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Krahas kësaj Kuvendi dështoi të miratojë edhe Projektligjin për tekstet shkollore./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024