Mesazhi i Ten Hag për tifozët e United
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Manchester United nuk e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë, dhe problemet u shtuan mbrëmë kur “Djajtë e Kuq” u mposhtën nga Galatasaray.

United pësoi humbjen 3:2 si vendas në “Old Trafford” nga Galatasaray, në ndeshjen që ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Pas humbjes mbrëmë, trajneri i United, Erik ten Hag iu adresua mediave, ku edhe kishte një mesazh për tifozët e skuadrës së tij.

“Ne qëndrojmë të bashkuar. Ne jemi së bashku në këtë. Unë, stafi, skuadra, të gjithë të bashkuar do të luftojmë. Ne e dimë se duhet të bëjmë më mirë dhe ne jemi kësaj rruge. Nuk ka arsyetime. Ne duhet të bëjmë më mirë dhe të fitojmë”, tha Ten Hag.

Në Ligën e Kampionëve, Manchester United zë vendin e fundit në Grupin A me asnjë pikë të arkëtuar, ndërsa në Premier Ligë renditet në vendin e 10.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024