Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, tha se shpreson se autoritetet në Serbi do të ‘shtypin’ elementet e armatosura në veriun e Kosovës dhe do t’i dënojnë ata sipas ligjeve në fuqi.
Ai tha se ka shenja për një mbështetje qoftë të heshtur ose aktive të autoriteteve serbe për sulmin në veriun e Kosovës, por nënvizoi se hetimet ende janë duke u zhvilluar.Feith kundërshtoi përfshirjen e më shumë forcave ushtarake në veriun e Kosovës, duke thënë se i takon policisë së Kosovës që të merret me paqëndrueshmërinë dhe me elementet e armatosur në veri.
Pieter Feith i bëri thirrje kryeministrit Kurti, që të mos e rrezikojë miqësinë dhe mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së dhe të mos e përhapë narracionin e luftë dhe katastrofës por të ecë, siç tha, përpara një narrative më pozitive, drejt pajtimit dhe rifillimit të dialogut.
Fieth kërkoi themelimin e Asociacionit në Komunave me shumicë serbe, bazuar në ligjet e Kosovës dhe njëkohësisht kërkoi nga Serbia që të pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare përfshirë OKB-në.