Arrestohen tre të dyshuar dhe sekuestrohen 24 revole
Siguri
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se në pikën kalimin kufitar në Merdare, kanë ndaluar veturën e tipit “Mercedes| me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari  H. H. I lindur më 1975 me shtetësi Gjermane dhe gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur 24 revole.

Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit,  me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy lokacione në Pejë dhe një lokacion në Skenderaj.

Sië njofton policia në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984)  ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit  H.Z., (1972).

“Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar: 24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri, 1 veturë furgon - Mercedes me targa gjermane, 650 euro para të gatshme, 3 telefona dhe 1 DVR”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me aktvendim të prokurorit kompetent pas intervistimit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, prej 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024