Laçi mposht bindshëm Tiranën
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Laçit i është rikthyer fitores në Superligën e Shqipërisë, pasi e ka mposhtur Tiranën.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Selman Stërmasi”, skuadra e Laçit e ka mposhtur bindshëm 3:0 Tiranën, raporton KosovaPress.

Fitoren Laçit ia siguruan golat nga Ronald Sobowale (minuta e 42’), Khalil Thaleb (minuta e 90+1’) dhe Isi Manellari (minuta e 90+4’).

Me pikët reja, Laçi u ngjit në vendin e tretë me 10 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Tirana në vendin e katërt.

Rezultati final, 3:0 në favor të Laçit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024