Çeku kërkon ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore
Lajme
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se sulmi terrorist në veri  të vendit më 24 shtator është financuar nga Serbia. Në tryezën e kësaj partie për situatën në veri të vendit, ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku kërkoi ngritjen e kapaciteteve ushtarake policore.

Në këtë tryezë diskutimi është mbajtur një minutë heshtje për rreshterin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se është e domosdoshme që të hetohet Serbia për implikimin në sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.  

Derisa foli për situatën e sigurisë në vend, Haradinaj theksoi se anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe në OKB, janë qëllime që nuk duhet harruar vendi.

Lexo po ashtu
Moti për sot
“Ajo që ka ndodhë të dielën, pra me 24 shtator, është terrorizëm, kualifikohet si sulm terrorist. Po ashtu, Serbia në bazë të të gjitha të gjeturave deri sot kualifikohet si sponsore e terrorizimit. Në pikëpamje të ligjit ndërkombëtar terrorizimi dhe sponsorët e terrorizimit ndëshkohen dhe vërtet është interes i paqes në rajon që bashkësia ndërkombëtare ta merr një pozicion të qartë”, tha Haradinaj.

Pavarësisht gjitha ndodhive, Haradinaj tha se Kosova nuk bënë ta humb fokusimin nga obligimet e marra, pra nga plani franko-gjerman.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Edhe ish-kryeministri i vendit, Agim Çeku tha se parapa sulmit terrorist të 24-shhtatorit qëndron Serbia.

“Është më së e qartë që Serbia është etiketuesi sponsor dhe tani është në një pozicion shumë më të dobët se sa ka qenë para të dielës, sepse pas raundit të fundit të bisedimeve ka qenë një pozitë me 14 shtator, në një pozicion më të favorshëm, ka qenë një mbështetje më e madhe për qëndrimin e tyre në procesin e dialogut, sesa për Kosovën, por tani ajo është në fazën e shfajësimit nga ky veprim destabliziues dhe veprim terrorist”, tha Çeku.

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku mes tjerash ka kërkuar edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore.

Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në politikën e jashtme, sipas tij, duhet të jetë më bindëse në këtë drejtim.

“Siguria mbështetet në pesë shtylla. E para dhe më e rëndësishmja është politika e jashtme, duhet të jetë super aktive dhe bindëse, sepse është ajo që krijon partneritete dhe miqësi të reja. Kështu, apeloj se politika e jashtëm të jetë shumë bindëse në këtë drejtim dhe të kryej detyrat e veta. Tjetër është, ndërtimi i kapaciteteve dhe koncepteve të mbrojtjes, është ushtria e vendit. E treta është Policia, inteligjenca që është kryqe në paralajmërimin e hershem, dhe e fundit është plani kombëtar i reagimit, me çfarëdo lloj emergjence e krizë”, vijoi ish-komandanti i UÇK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024