Kurti: Këtë vit kemi rritur mbështetjen për komunitetet jo shumicë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim ka thënë se një qeveri e mirë është ajo që është më afër popullit. Për këtë Kurti tha se këtë vit kanë rritur mbështetjen për komunitete jo shumicë duke ndarë mbi 3 milionë euro për qytetarët e këtij komuniteti.

Kurti tha se për të qenë sa me afër qytetarëve, prioritet ishin edhe vizitat në teren për fëmijët në situatë rruge përkatësisht ato me komunitet.

Ai tha se këto vizita do të jenë urë lidhëse edhe për partnerët ndërkombëtarë që të ndajnë ndihma për këto komunitete.

Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se  për herë të parë në historinë e kësaj ministrie janë shpallur subvencione të përbashkëta edhe për komunitete.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024