FFK shpall “Yllin e javës” në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Ballkani, Nazmi Gripshi është shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës si “Ylli i javës” për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës.

Ky çmim i takoi mesfushorit te skuadrës nga Suhareka, pasi në ndeshjen kundër Llapit kishte paraqitje briliante duke shënuar një eurogol dhe duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitimit të tri pikëve të rëndësishme për ta marrë kreun e renditjes në Albi Mall Superliga. 

Pasi mori këtë çmim, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur për këtë vlerësim nga ana e FFK-së. Fal paraqitjeve të mira si nga ana personale ashtu edhe e gjithë bashkëlojtarëve po arrijmë çdo ndeshje të marrim nga 3 pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu duke e ruajtur vendin e parë”, ka thënë Nazmi Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024