Katër shkolla në Deçan pranojnë donacion nga KFOR-i italian
Lexohet për: 1 min.
Deçan
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Deçanit ka pranuar donacion në vlerë prej 30 mijë euro nga KFOR-i italian. Bëhet fjalë për disa pajisje teknologjike të cilat janë ndarë për katër shkolla të kësaj komune.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Deçanit duke theksuar se “projekte të tilla që rritin cilësinë e arsimit dhe zhvillojnë aftësitë e nxënësve në komunën tonë, janë çdoherë të mirëseardhura”.

“Sot, në Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan, drejtori i Arsimit z. Besnik Hulaj pranoj donacion nga Komandanti i Komandës Regjionale Perëndim (RCW) Kol.Gabriele Vacca, për disa pajisje teknologjike, si Smart TV dhe Laptop, për Gjimnazin "Vëllezërit Frashëri", IAAP “Tafil Kasumaj”, shkollën fillore në Prapaqan dhe Rastavicë”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024