Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim
Siguri
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”. Bëhet fjalë për personat me inicialet N.L. dhe K.L. në rajonin e Ferizajt.

Sipas Policisë, të njëjtit dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u kërkuar para “me qëllim të punësim të tyre në Irak, Afganistan e Poloni”.

Personat e dyshuar raportohet se kanë kërkuar para në vlerë prej 2 mijë e 500 deri në 3 mijë euro me qëllim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani.

“Të dyshuarit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje gjatë viteve 2021 - 2022  dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në regjionin e Ferizajt duke u kërkuar para me qellim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani. Në bazë të dëshmive të siguruara deri më tani dyshohet se vlera e mashtrimit të përfituar nga të dyshuarit arrinë në 80,000.00 (tetëdhjetë mije) euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe personi me inicialet N.L. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara K.L. është liruar në procedurë të rregullt.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
9
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024