Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka dënuar sulmin nga një grup terrorist serb në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Duke kërkuar reagim të fortë ndërkombëtar, Plenkoviç tha se armatimi i rëndë i grupit kriminal tregon se i njëjti ka qenë i planifikuar dhe që nuk ka ndodhur rastësisht.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian dhe NATO duhet të kenë reagim të qartë për sulmin në veri të Kosovës dhe të përkrahin institucionet kosovare.
Sipas tij, Serbia mori mesazhe të qarta nga komuniteti ndërkombëtar për dërgimin e ushtrisë në kufirin me Kosovën.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se vrasja e rreshterit policor në Kosovë dhe zija kombëtare në Beograd janë të dënueshme dhe të papranueshme.
Ai shtoi se edhe shfaqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën vetëm nxit tensione, andaj edhe mirëpriti tërheqjen e tyre.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Po ashtu në kuadër të kësaj vizite zyrte të Ramës në Zagreb, Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria, gjegjësisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo ku ata jetojnë e punojnë të mos humbasin asnjë ditë pune për përfitimin e pensionit./KosovaPress/