Krasniqi: S’jemi njoftuar për ndonjë iniciativë për largimin e kryetarëve përmes peticionit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion se qytetarët në veri i janë drejtuar kuvendeve komunale për t’i njoftuar rreth iniciativës për largimin e kryetarëve përmes peticionit.

Megjithatë, ai ka thënë se kanë arritur që brenda një muaji të draftojnë udhëzimin administrativ i cili parasheh në detaje procedurën e largimit të kryetarëve përmes peticionit.

“Deri në këtë moment ne nuk kemi pranuar asnjë informacion nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, që një grup i qytetarëve është drejtuar tek ai për të njoftuar atë dhe autoritetet tjera që ka filluar një iniciativë për largimin e kryetareve të komunave përmes peticionit. E rëndësishme në këtë proces është se si Qeveri kemi treguar vullnetin e mirë dhe brenda një muajit kemi draftuar një udhëzim administrativ me standarde shumë të larta, i cili parasheh këtë procedurë në detaje”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka folur pas takimit që kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e linjës, kanë zhvilluar me kryetarët e komunave të Kosovës.

“Patëm disa tema të diskutimit të cilat i kemi ngrit edhe ne si nivel qendror, mirëpo edhe kërkesat, shqetësimet e ngritura nga kryetaret e komunave, edhe përmes kryetarit të Asociacionit të Komunave, mirëpo edhe individualisht", tha Krasniqi.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Në këtë takim Kurti u ka premtuar kryetarëve se në vitin e ardhshëm granti i përgjithshëm për komunat do të jetë rreth 250 milionë euro, i cili sipas tij është vlerë rekorde si asnjëherë më parë. /E.Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024