Granti për komunat në vitin e ardhshëm është 284.7 milionë euro
Biznes
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një minutë heshtje është mbajtur për rreshterin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, në takimin e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ministrat e linjës dhe kryetarët e komunave.

Kurti u shpreh se ky takim i gjen me një lajm të mirë, atë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. Sipas tij, komunat do të kenë mundësi të përfitojnë shumë investime.

"Ky format na shërben që përmes diskutimit të kujdesemi për mirëqenien e qytetarëve. Po bëhet viti i dytë që rritja e buxhetit është me shifra të larta, e buxheti i vitit 2024 do të jetë 90 milionë euro më i lartë se viti paraprak. Granti i përgjithshëm për vitin e ardhëm është 284.7 milionë euro", ka thënë Kurti.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu ka kritikuar qeverinë për qasjen komunikuese e po ashtu edhe për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Tatimin në Pronë.

"Ne kryetarët e komunave kemi bindjen që duhet të ndryshojë qasja komunikuese. E tillë është edhe qasja për ligjin për vetëqeverisje lokale, për të cilën AKK u përjashtua nga konsultimi, duke cenuar kështu edhe autonominë lokale", u shpreh ai.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
414
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024