Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla
Bota
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të ndalojë telefonat celularë në shkollat anembanë Anglisë, njoftuan mediat lokale të hënën.

Sekretarja e Arsimit, Gillian Keegan, pritet të shpallë ndalimin më vonë të hënën gjatë konferencës vjetore të Partisë Konservatore në Manchester, raportoi Daily Mail, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Burimi tha se udhëzimi i ri do t'u jepet shkollave në të gjithë Anglinë, duke kërkuar që ato të marrin masa për shkeljet e ndalimit të telefonave inteligjentë gjatë mësimeve dhe pushimeve.

“Gilian beson se telefonat celularë paraqesin një sfidë serioze përsa i përket shpërqendrimit, sjelljes përçarëse dhe ngacmimit”, citohet të ketë thënë burimi i paidentifikuar nga Daily Mail.

“Është një nga çështjet më të mëdha me të cilat fëmijët dhe mësuesit duhet të përballen” shtoi ajo.

Ky ndalim i telefonave celulare është bërë tashmë në disa shkolla, ku nxënësve u kërkohet të dorëzojnë telefonat e tyre çdo mëngjes, por shumë të tjerë ende e lejojnë përdorimin e tyre, veçanërisht gjatë pushimeve. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024