Kurti bën thirrje për kujdes kundër kancerit të gjirit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria është duke punuar që terapitë për llojet e kancerit të ofrohen edhe në nivelin sekondar të shëndetësisë.

"Jam këtu për të theksuar mbështetjen e qeverisë. Me angazhim të përbashkët mund ta minimilizojmë ketë sëmundje. Andaj me hapjen e kësaj fushate, i bëjmë thirrje vajzave dhe grave që të kujdesën për vetën duke u kontrolluar edhe kur nuk kanë shqetësim. Me vendosmërinë tonë për të siguruar barnat, kemi rritur ndjeshëm buxhetin për barna. Kosova sot ka dy pajisjet të fundit për radioterapi", tha Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se institucionet shëndetësore do të rrisin kapacitet për të trajtuar rastet e prekura nga kanceri i gjirit.

Vitia shtoi se synimet do të rriten me ngritjen e buxhetit për të cilën tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës "Jeta Vita", Nafije Latifi ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t'i japë më shumë vëmendje grave që janë të prekura me këtë sëmundje.

Ndërkohë, është bërë edhe lansimini aktiviteteve të ndryshme për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,528
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024