Sofje, artistët iu kushtojnë performancë viktimave të racizmit, homofobisë dhe ksenofobisë
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Performanca që kam dashur gjithmonë... u kushtohet atyre që nuk janë më këtu, përfshirë të gjithë ata që janë zhdukur për shkak të hipokrizisë së regjimeve politike, si viktimat e racizmit, homofobisë dhe ksenofobisë, ka thënë Georgi Pavlov, autori i idesë. Performanca u prezantua të shtunën mbrëma, në klubin Dom në Sofje.

Në shfaqje luajtën Diana Bunkin, Georgi P. Pavlov, Stefan Hristov, Yves-Christian Angelov, Ivasha Hristova, Konstantin Dimitrov, Bozhidar Savov dhe Yoanna Laskova.

Mbrëmja vazhdoi me një festë në klub - me artistë bullgarë dhe ndërkombëtarë. Stefan Hristov, kuratori i ngjarjes së klubit, tha për BTA se muzika elektronike është një lloj rebelimi kundër shtëpisë shembullore. Ai shtoi se mjedisi muzikor synon të eksperimentojë me zhanre të ndryshme.

Synaesthesia Collective janë organizatorë të eventit. Organizata u themelua në vitin 2022 me synimin për të bashkuar forma të ndryshme arti. Ky është eventi i parë ku kolektivi ka arritur të ndërthurë performancën, elementet vizuale dhe muzikën, sipas organizatorëve./BTA-KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024