Ndalohet puna të dielave në Vushtrri, disa biznese ankohen për vendimin e komunës
Tema
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas pezullimit të përkohshëm të vendimit të Komunës së Vushtrrisë që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset për shkak të ardhjes së mërgimtareve,  ky vendim është rikthyer sërish nga shtatori.

Për këtë, nga komuna thonë se Rregullorja po zbatohet nga bizneset, ndërsa, shitësit e pronaret e bizneseve shprehen me mendime të ndara. Disa prej tyre e arsyetojnë, e disa të tjerë kërkojnë të ndryshohet.

Shitësi i produkteve vendore, Agim Kutllovci, nuk e ka mirëpritur këtë vendim të komunës. Sipas tij, ky vendim është i mirë vetëm për ata që kanë të ardhura të mjaftueshme dhe jo për të tjerët.

Edhe shitësi, Sami Halili ka kundërshtuar vendimin e komunës së Vushtrrisë që dita e diel të jetë pushim për bizneset.

Edhe pronari i një dyqani, Jeton Pantina, nuk pajtohet me vendimin e kësaj komune.

Ndërkaq, berberi në këtë komunë, Fatos Maxhuni, arsyeton këtë vendim. Sipas tij, është e nevojshme që një ditë e javës të jetë pushim.

Megjithatë, Zyrtarja për informim në Komunën e Vushtrrisë, Mirjeta Duraku duke treguar se për cilat biznese vlen kjo Rregullore, thekson se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë nga bizneset për vendimin në fjalë.

Duraku për KosovaPress thotë se paraprakisht kjo Rregullore ka qenë në konsultim publik dhe është marrë edhe mendimi i bizneseve.

Kujtojmë se, me datë 16 qershor është marrë vendimi që bizneseve iu lejohet puna edhe ditën e diel për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, vendimi është marrë në bazë të nenit 22 të rregullores, që ja lejon kryetarit të komunës që të pezullojë përkohësisht zbatimin e dispozitave të caktuara të kësaj rregulloreje dhe të përcaktojë me vendim orarin e përkohshëm Brenda vitit kalendarik për veprimtari të caktuara biznesore. Kështu nga 1 shtatori sërish dita e diel ka qenë ditë pushimi për bizneset.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024