Policia gjen armë, municion e pajisje ushtarake në zonën e shfrytëzuar nga terroristët serbë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.

Sipas Policisë, sot është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne - Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:

# antiplumb,

# karikator me 30 fishek,

# kapelë dhe doreza,

# maskë ngjyrë e gjelbërt,

# maskë tjetër,

# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,

# çantë e vogël për brez,

# pjesë e sipërme e uniformes,

# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,

# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,

# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,

# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,

# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

# radio lidhje motorol,

# zolle,

# kapelë ngjyrë ushtarake,

# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,

# një karikator,

# radio lidhje,

# xhakete shiut,

# një pako me cigare,

Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024