Superliga me lider të ri, kjo është tabela pas ndeshjeve të sotme
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Superliga e Kosovës iu rikthye aksionit sot me dy ndeshje tejet interesante, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e tetë të këtij sezoni.

E gjithë vëmendja sot ishte te stadiumi i qytetit në Suharekë, ku u luajt derbi mes Ballkanit dhe Llapit, raporton KosovaPress.

Skuadra e Ballkanit e mposhti Llapin 2:1, dhe e morri nga duart e llapjanëve pozitën e liderit të tabelës.

Ndërkaq, Liria vazhdoi sot me rezultate negative, ku u mposht nga Malisheva me rezultat minimal 1:0.

Me fitoren e sotme Malisheva u ngjit në vendin e katërt në tabelë në kuotën e 12 pikëve, krahas Lirisë që renditet e teta me gjashtë pikë.

Tabelën e Superligës pas ndeshjeve të sotme e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024