Kampioni i fortë për Leccen e Ramadanit
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kampioni italian, Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A, ku sot e ka mposhtur Leccen e Ylber Ramadanit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Via del Mare”, Napoli e ka mposhtur si mysafirë Leccen me shifrat 4:0, raporton KosovaPress.

Golat për kampionin italian i shënuan Leo Ostigard (minuta e 16’), Osimhen (minuta e 51’), Gaetano (minuta e 88’) dhe Politano (minuta e 94’).

Me pikët e reja, Napoli ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 14 pikëve, krahas Lecces që renditet në vendin e shtatë me 11 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 4:0 në favor të Napolit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024