Super derbi mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, ja formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Tottenham Hotspur” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për xhiron e shtatë të Premier Ligës angleze.

Të dyja skuadrat ende nuk e kanë shijuar humbjen këtë sezon, ku Liverpooli kthehet nga fitorja 3:1 ndaj West Hamit, kurse Tottenhami barazoi në ndeshjen e fundit në Premier Ligë 2:2 me Arsenalin, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 16 pikëve, krahas Tottenhamit që renditet në pozitën e pestë me 14 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe Liverpooli shënoi fitore me shifrat 4:3.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Bentancur, Gil, Perisic, Sessegnon, Whiteman, Johnson dhe Lo Celso, kurse te Liverpoolin mungojnë Bajcetic dhe Thiago.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Tottenhami (4-2-3-1): Vicario; Udogie, Van de Ven, Romero, Porro; Bissouma, Sarr; Son, Maddison, Kulusevski; Richarlison

Liverpooli (4-3-3): Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson; Szoboszlai, Mac Allister, Jonez; Salah, Gakpo, Diaz

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
9
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024