​Vuçiq: Blinken më paralajmëroi për masa të mundshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se ka pasur një bisedë telefonike të gjatë, jo të lehtë, me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për situatën në Kosovë.

Vuçiq tha se Sekretari amerikan ka folur edhe për masa të mundshme ndaj Serbisë “nëse nuk sillemi siç duhet”.

"Ju jeni një vend i madh, një superfuqi, është vendimi juaj të bëni atë që mendoni se duhet. Por unë jam plotësisht kundër kësaj dhe mendoj se është shumë keq, por ka gjëra që duhet t'u përmbahemi, dhe kjo është para së gjithash e vërteta. Ka disa gjëra për të cilat ne u pajtuam dhe disa gjëra për të cilat nuk u pajtuam. Ne ramë dakord se nevojitet de-përshkallëzimi, se nevojitet një rol dukshëm më i madh i KFOR-it dhe Serbia gjithmonë dhe me siguri do ta mbështesë atë. I kam mohuar si të pavërteta informacionet për shkallën e lartë të gatishmërisë luftarake të forcave tona”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Vuçiq tha se nuk është pajtuar me Blinken edhe për natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë.

Ndryshe, autoritetet në Kosovë kanë publikuara dëshmi të forta se mbrapa aktit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë është shteti i Serbisë. 

https://kosovapress.com/admin/serbia-koke-e-kembe-e-perfshire-ne-sulmin-terrorist-nder-te-vraret-edhe-truproja-i-vulinit/
https://kosovapress.com/admin/kurti-dy-vjet-me-pare-serbia-dergoi-mig-23-ne-kufi-prej-atehere-dhuna-eshte-intensifikuar/
https://kosovapress.com/admin/krasniqi-pas-takimit-me-osmanin-interesi-nacional-mbi-te-gjitha-serbia-ti-dorezoje-terroristet/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-nese-nuk-ndeshkohet-serbia-do-te-perserise-krimin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024