​A kërkoi Osmani që KFOR të marrë nën kontroll veriun? Flasin nga Presidenca
Lajme
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi sot përmes një postimi në “X” se kërkesën e tij që KFOR-i të marri nën kontroll veriun e kishte artikuluar edhe presidentja Vjosa Osmani. Mirëpo, Presidenca ka sqaruar se Osmani asnjëherë nuk ka kërkuar marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Gjatë një konference që e mbajti gjatë ditës së enjte, Rama hodhi propozimin që veriu të kalojë nën kontrollin e trupave të KFOR-it, mirëpo kjo nuk u mirëprit në Prishtinë. Ndërsa në një sqarim të sotëm, Rama tha se kjo ishte edhe kërkesë e Osmanit.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit, deklaroi për KosovaPress se presidentja ka kërkuar mbështetje për patrullime të përbashkëta në zonën kufitare në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste nga Serbia.

“Presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj. Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia. Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023”, tha Kupina.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për marrje kompetencash të institucioneve të sigurisë në Kosovë por për mbështetje.

“Nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, përfundoi Kupina.

Në orët e para të së dielës së 24 shtatorit, një grup terroristësh të udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, i sanksionuari nga SHBA dhe Britania, njeriu i ngushtë i presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe i kërkuari nga drejtësia kosovare, Milan Radojçiq sulmuan policinë e Kosovës ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku. Policia arriti të ekzekutojë tre terroristë ndërsa disa prej tyre i arrestoi.

https://kosovapress.com/admin/video-nga-villa-dhe-banesa-e-radojciqit/
https://kosovapress.com/admin/avokati-i-radojciqit-kishte-denuar-ne-mungese-clinton-albright-blair-dhe-te-tjere/
25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
409
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024