Mediat ruse mbështesin Serbinë edhe pas sulmit terrorist në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

“Një ngjyrë, një besim, një gjak” është mbishkrimi që kanë vendosur disa media ruse në billborde, në mbështetje të Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Fotot me billbordeve i ka publikuar në rrjete sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, për çka ka thënë se është “skenar i vjetër”.

Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.

“Pas përshkallëzimeve të fundit në Kosovë, mediat ruse shfaqin billborde në Moskë me mesazhin në mbështetje të Serbisë: “një ngjyrë, një besim, një gjak”. Është i njëjti skenar i vjetër. Ajo që pamë gjatë fundjavës nuk do të ndalet me kaq”, ka shkruar ajo në “X”. 

https://kosovapress.com/admin/serbia-koke-e-kembe-e-perfshire-ne-sulmin-terrorist-nder-te-vraret-edhe-truproja-i-vulinit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024