Girona, lideri i La Ligas që nuk di për humbje
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Njëri nga kampionatet më të forta të futbollit evropian, ai spanjoll, i njohur si La Liga, po karakterizohet me një befasi e dorës së parë, së paku në këto shtatë xhirot e para të tij.

Është Girona, skuadra që ka befasuar të gjithë. Ajo ende nuk e ka pësuar asnjë humbje, derisa është liderë e tabelës në La Liga dhe ka një pikë më shumë se Real Madridi dhe dy më shumë se Barcelona, raporton KosovaPress.

Skuadra “e vogël” e nisi kampionatin me barazim 1-1 me Real Sociedadin, ndeshje pas së cilës erdhën gjashtë fitore radhazi duke mposhtur skuadrat: Getafe, Sevilla, Las Palmas, Granada, Majorka dhe Villareali.

E pikërisht përballja me Real Madridjn e vendit të dytë është sfida e radhës e Gironës që zhvillohet më 30 shtator, ndeshje e cila mund të jap konfirmime të rëndësishme për synimet e Gironas në këtë edicion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024